Sarri pranë rikthimit në bankinë, po kërkohet nga skuadra e Serie A
BKT
Sport

Sarri pranë rikthimit në bankinë, po kërkohet nga skuadra e Serie A

Maurizio Sarri mund t’i rikthehet bankinës.

Sipas TuttoSport, Sarri është kandidat për të marrë drejtimin e Fiorentinës, përcjell lajmi.net.

Ish trajneri i Chelseas është i papunë që pas largimit nga Juventus, ku vendin ia zuri Andrea Pirlo.

Skuadra e Fiorentiës duken të gatshëm t’ia besojnë skuadrën Sarrit, për të zëvendësuar Giuseppe Lachini.

Sarri gjithashtu ka qenë i lidhur edhe me skuadrën e Romës.