Aliti: Kështu është futbolli
BKT
Sport

Aliti: Kështu është futbolli

Fidan Aliti është deklaruar pas humbjes së Kosovës 0-1 nga Sllovenia në ‘Fadil Vokrri’.

‘Dardanët’ u mundën në shtëpi, në ndeshjen e xhiros së tretë të Ligës C, në Ligën e Kombeve.

“Normal që kishim në kokë ndeshjen ndaj Maqedonisë pasi s’ishte humbje e lehtë. Provuam të reagonim sa më mirë”, ka deklaruar Aliti, përcjell lajmi.net.

Ishte pozitive pasi krijuam raste. Luftuam, dëshiruam reagimin, t’iu tregojmë tifozëve se jemi këtu dhe kemi dëshirë t’i bëjmë krenarë ata që ishin të mërzitur. Secili dha maksimumin. Kështu është futbolli”.