Mbetet në paraburgim i dyshuari për krime lufte kundër popullatës civile

Mbetet në paraburgim i dyshuari për krime lufte kundër popullatës civile

Gjykata e Apelit e ka refuzuar si të pa bazuar ankesën e avokatit mbrojtës të pandehurit për krime lufte, D.K., kundër caktimit të masës së paraburgimit prej një muaji.

Aktvendimi i Gjykatës Themelore në Prishtinë, sipas të cilit të pandehurit i është caktuar masa e paraburgimit deri më 1 nëntor 2020, është vërtetuar, raporton “Betimi për Drejtësi”.

Lajmi u bë i ditur përmes një komunikate për media të gjykatës në fjalë.

“Gjykata e Apelit vlerëson se meqenëse ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri e ka kryer veprën penale, për të cilën dyshohet, ka bazë ligjore për caktimin e kësaj mase. Kjo ngase ka arsye të forta për të besuar se me gjetjen e tij në liri, ai do të mund të ikë ose arratiset më qellim të shmangies se procedurës penale, të ndikoj në prova ose dëshmitarë, apo edhe të kryej ndonjë vepër tjetër penale.”, thuhet në komunikatë.

Sipas komunikatës, D.K. po dyshohet nga ana e prokurorisë së gjatë periudhës se luftës 1998-1999,  ka kryer veprën penale: “Krime lufte kundër popullatës civile” në kundërshtim me nenin 142 lidhur me nenin 22 te Ligjit te RSFJ-së, lidhur me nenin 3 te Konventës së Katërt te Gjenevës  e parapara me nenin 144 par.2 lidhur me nenin 31  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi