Juve – Napoli, vjen dënimi i rëndë nga Komisioni Disiplinor i Serie A
BKT
Sport

Juve – Napoli, vjen dënimi i rëndë nga Komisioni Disiplinor i Serie A

Juventusi i është dhënë një fitore prej 3-0 në tavolinë kundër Napolit, derisa këtyre të fundit iu është hequr edhe një pikë në renditjen tabelare nga Komisioni Disiplinor i Serie-A.

Napoli nuk udhëtoi drejt Torinos në xhiron e tretë të Serie-A më 4 tetor sepse ata i kishin dy lojtarë pozitiv me Covid-19, Piotr Zielinski dhe Eljif Elmas.

Napoli ishte arsyetuar se ata ishin bllokuar nga autoritetet në aeroport, derisa Juventusi kishte njoftuar se ata janë të gatshëm për ta zhvilluar ndeshjen.