21:06 / 14.10.2020
Muriqi fenomenal, pret penalltinë e kapitenit të Greqisë
Portieri i Kombëtares së Kosovës, Aro Muriqi, ka treguar shkathtësitë e tij në duel me Greqinë, raporton RTKLive.com.
Grekët dhe “Dardanët” përballen në Athinë në kuadër të Ligës së Kombeve. Skuadra jonë në këtë duel ka hyrë pa disa lojtarë kryesore për shkak të lëndimeve.
“Gardiani” i Kosovës priti penalltinë e kapitenit të Greqisë, duke mos lejuar të preket porta e Kosovës. /RTKLive/























