Presidenti bullgar: Nuk bëhet kompromis me gjuhën, historinë dhe identiteti
BKT
Rajoni dhe Bota

Presidenti bullgar: Nuk bëhet kompromis me gjuhën, historinë dhe identiteti

Lidhur me mos arritjen e marëveshjes mes Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut, presidenti bullgar Rumen Radev ka deklaruar se duhet gjetur një zgjidhje politike, por gjithashtu nuk mund të bëhen kompromise me historinë dhe gjuhën, apo me kërkesat për pakicat nacionale, informon Zhurnal.

Ai thotë se pjesëtarët e komisionit për çështje historike janë ekspertë dhe profesionistë dhe ata do të mbrojnë interesin nacional bullgar.

“Anëtarët e Komisionit maqedono – bullgar janë profesionistë dhe ata do ta mbrojnë, ashtu sikurse deri sot, të vërtetën historike dhe interesin nacional bullgar. Mesazhi im për ta është se politikanët nuk mund të abdikojnë me këtë proces të rëndësishëm për Bullgarinë dhe për Maqedoninë dhe BE-në. Është koha të gjendet zgjidhje politike që do të konfirmojë të gjitha principet e respektimit të historisë dhe fqinjësisë dhe respektimin e identitetit dhe gjuhës sonë”, tha Radev.

Kjo sipas tij, është përgjegjësi e vendit që aspiron për anëtarësim në BE.

“Gjithnjë ka vend kompromis, por kompromis nuk bëhet me historinë, identitetin dhe gjuhën, apo me kërkesa për pakica nacionale”, tha Radev.


MË SHUME NGA Rajoni dhe Bota