Rritja e rasteve me Covid-19, Zaev përjashton mbylljen e shtetit

Rritja e rasteve me Covid-19, Zaev përjashton mbylljen e shtetit

Kreu i qeverisë Zoran Zaev shprehet kundër një mbyllje të serishme të shtetit në mbrojtje të COVID-19. Kryeministri Zaev tha se ora policore dhe karantina do të jenë opsionet e fundit ndaj valës së re të pandemisë, duke u bërë thirrje qytetarëve t’i respektojnë masat mbrojtëse në mënyrë që të mos përkeqësohet situata për skenarin më të keq shëndetësor dhe ekonomik.

“Të gjitha sugjerimet e reja të KSI-së do t’i respektojmë, por unë personalisht nuk jam mbështetës i një ‘lock down’ apo të mbylljes së plotë. Nuk përkrahi as orën policore, por mbështes çdo nismë të parandalimit të përhapjes së mundshme të infektimeve. Qeveria ka mekanizma, nuk është vetëm gjendja e jashtëzakonshme apo ligji. Kemi mundësi të shpallim gjendje krize sipas ligjit përkatës të mikro-regjioneve, regjioneve apo të gjithë shtetit”, theksoi kryeministri Zoran Zaev, transmeton INA.


MË SHUME NGA Rajoni