13 lojtarë me koronavirus në ekipin holandez, në rrezik sfida me Napolin
BKT
Sport

13 lojtarë me koronavirus në ekipin holandez, në rrezik sfida me Napolin

AZ Alkmaar do të përballet ditën e enjte (18:55) me Napolin në “San Siro”, takimi i parë në grupin F të Europa League, aty ku marrin pjesë edhe Real Sociedad me kroatët e Rijeka.

Situata në kampin e ekipit holandez është e përfshirë nga kaosi dhe koronavirusi. Pandemia është përhapur në masë dhe numri i pjesëtarëve të infektuar ka shkuar në 17, nga të cilët 13 janë futbollistë.

Diçka e tillë rrezikon zhvillimin e takimit të programuar të luhet në Itali. Sipas rregullave të UUEFA-s, ndeshja mund të luhet nëse nuk janë më shumë se 13 elementë të skuadrës (përfshirë të paktën një portier).

“Jemi në kontakte të vazhdueshme me UEFA-n“, thekson klubi holandez, teksa pritet vendimi final nëse do të luhet apo jo kjo përballje.