Trajneri i Bayernit tregon se çfarë po ndodh me Alphonso Davies

Trajneri i Bayernit tregon se çfarë po ndodh me Alphonso Davies

Trajneri i Bayernit të Mynichut, Hansi Flick, mendon se Alphonso Davies e ka humbur formën e tij në këtë sezon.

Davies erdhi si senzacion në botën e futbollit në edicionin 2019/2020 duke u konsideruar si mbrojtësi më i mirë në krahun e majtë si dhe duke e ndihmuar klubin gjerman për ta fituar tripletën.

Duke folur në një konferencë për shtyp para ndeshjes kundër Atletico Madridit në Ligën e Kampionëve, Flick deklaroi:

“Alfonso e ka humbur formën e tij, por ai e gëzon gjithë mbështetjen tonë. Ne përfitojmë nga energjia e tij dhe është shumë e rëndësishme ta kthejmë në rrugën e duhur. Është shumë normale ta shohim një lojtarë të ri duke kaluar periudha negative në karrierën e tij, Do ta mbështesim dhe do ta ndihmojmë atë.”, deklaroi ai.