6 miliardë dollarë për turneun prestigjioz, tundohen Liverpool dhe United

6 miliardë dollarë për turneun prestigjioz, tundohen Liverpool dhe United

“European Premier League” është ideja e fundit e një grupi investitorësh në Superligën Evropiane, që do të përfshinte skuadrat më të mira të pesë kampionateve kryesore: Premier League, Serie A, La Liga, Bundesliga dhe Ligue 1.

Një fond prej 6 miliard dollarësh është gati për të financuar projektin e madh. FIFA ka dhënë leje për zhvillimin e këtij kompeticioni, që mendohet të nisë në vitin 2022. Formati do të përfshinte deri në 28 klube pjesëmarrëse, me ndeshjet brenda dhe jashtë fushe, të luajtura gjatë sezonit të rregullt evropian.

Sky Sport UK raporton se Liverpool dhe Manchester United, dy klubet më të mëdha angleze, kanë nisur bisedimet dhe janë gati të marrin pjesë në këtë kompeticion të ri. Më parë, kishin dhënë “ok”-in e tyre edhe Manchester City, Arsenal, Chelsea dhe Tottenham.

Renditja e klubeve në kampionatet respektive ka rëndësi të madhe për pjesëmarrjen në “European Premier League”, teksa mendohet të marrin pjesë pesë skuadrat më të mira të Anglisë.

Negociatat me klubet “big” vazhdojnë, teksa ky format e shqetëson UEFA-n. Një kompeticion paralel do të rrezikonte disi zhvillimin e Champions dhe Europa League.