Manchester United-i harron Sancho-n, e do yllin e Inter-it
BKT
Sport

Manchester United-i harron Sancho-n, e do yllin e Inter-it

Manchester United-i synon ta përforcojë sulmin gjatë verës me yllin e Inter-it, Lautaro Martinez.

Argjentinasi ka vëmendjen e top klubeve dhe sipas Don Balon, edhe United-i ishte i interesuar në verën e kaluar, por nuk kishin para që të paguajnë 136 milionë euro.

“Djajtë e Kuq” do provojnë transferimin e Martinez-it në të ardhmen e afërt, që shpresojnë që do e përforcojë sulmin dukshëm.

United-i gjatë verës transferoi Edinson Cavani-n si agjent i lirë, mirëpo lojtari është për një vit, andaj Martinez shihet si alternativë adekuate.

Meqenëse dështuan në transferimin e Jadon Sancho-s, gjiganti anglez tani kthyer tërë vëmendjen për talentin 23-vjeçar, raporton arbreshi.

Sidoqoftë, interesim për lojtarin kanë edhe Real Madrid-i, Barcelona, Manchester City dhe PSG.