Interi barazoi, ja çfarë thotë Lukaku
BKT
Sport

Interi barazoi, ja çfarë thotë Lukaku

Interi mbrëmë barazoi 2:2 me Borussia Monchengladbach, rezultat që nuk i ka pëlqyer aspak Romelu Lukakut.

“Nuk është një rezultat i mirë, ne mund të bëjmë më shumë. Duhet të jemi mendërisht më të fortë. Duhet të vazhdojmë të punojmë, kjo nuk është një kohë e lehtë për ne, por duhet të besojmë në cilësitë tona”.

“Tani ne duhet të jemi më të fortë, madje edhe në mbrojtje, ku duhet të bëjmë më mirë. Ne pësuam dy gola për gabimet tona, por edhe përpara humbëm shumë mundësi. Duhet të jemi më të fortë sepse disa gabime paguajnë”, ka thënë sulmuesi belg.