Moti sot në Maqedoninë e Veriut, me diell dhe vranësira lokale

Moti sot në Maqedoninë e Veriut, me diell dhe vranësira lokale

Moti sot do të jetë me diell dhe vranësira lokale. Do të fryjë një erë e lehtë nga drejtime të ndryshme.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri më 7 gradë, ndërsa temperaturat maksimale do të lëvizin prej 20 deri 26 gradë celsius.

Sot dhe nesër moti do të jetë i qëndrueshëm me temperatura të ulëta të mëngjesit, ndërsa të dielën moti do të jetë i paqëndrueshëm me reshje lokale të shiut.