Superliga vjen me sfida të “nxehta”, Live në Radio Kosova
Elita e futbollit të Kosovës vazhdon këtë fundjave me ndeshjet e javës së tetë, raporton RTKLive.com.
Edhe vikendi që vjen sjellë ndeshje të “nxehta”. Padyshim se kryendeshja është dueli mes Prishtinës dhe Gjilanit, sfidë kjo që luhet në ‘Fadil Vokrri’, ndeshje kjo që luhet të dielën prej orës 13:30. Këtë ndeshje do ta gjykoj Selim Isufi.
Të njëjtën ditë, Trepçën ’89 e pret një ndeshje e vështirë pasi që përballet me liderin e tabelës, Ballkanin, skuadër kjo që nuk njeh humbje këtë sezon të garave. Drejtësinë në “Riza Lushta” do ta ndajë Shpëtim Murtezi.
Ndërkaq, tri ndeshjet të xhiros së tetë luhen të shtunën pasdite, ku takohen Drita-Drenica, Llapi-Arbëria dhe Besa-Feronikeli.
Të gjitha ndeshjet e kësaj xhiro transmetohen në Radio Kosova. /RTKLive/
























