Distria e jashtëzakonshme, fiton me Ippon
BKT
Sport

Distria e jashtëzakonshme, fiton me Ippon

Ashtu edhe siç pritej, Distria Krasniqi ka kaluar në raundin tjetër në kategorinë deri në 48 kg në Grand Slamin e Xhudos që po mbahet në Hungari.

Xhudistja jonë ka arritur që të mposht vendasen Eva Csernoviczki, me Ippon.

Distrias iu deshën vetëm dy minuta luftë, për të hedhur në tokë kundërshtaren, shkruan lajmi.

Në raundin tjetër, Distria do të takohet me fituesen e sfidës Nikolic (serbe) – Boukli (franceze).