Të shkarkohet zëdhënësi i politikës serbe në Maqedoninë e Veriut

Të shkarkohet zëdhënësi i politikës serbe në Maqedoninë e Veriut

Deklarata e dhënë nga kryetari i Komunës Qendër, Sasha Bogdanoviq, se ai nuk e njeh shtetin e Kosovës, madje duke pohuar se “Kosova është Serbi”, përveçse është skandal për një zyrtar, sepse bie ndesh me qëndrimin publik shtetëror, është njëherazi edhe mosmirënjohje ose fyerje ndaj ndjenjave të shqiptarëve në Maqedoninë e Veriut, për të cilët Kosova nuk është vetëm shteti që është njohur nga shteti ynë, por edhe shtet me të cilin ata janë të lidhur edhe familjarisht dhe historikisht.

 

Prandaj AlternAtivA pret nga LSDM-ja që së paku ajo të distancohet nga kjo deklaratë, ndërsa nëse kjo qeveri vërtet dëshiron të dëshmojë se është e kujdesshme ndaj marrëdhënieve ndëretnike, do të duhet të gjejë mekanizëm që Bogdanoviqi të shkarkohet, në mënyrë që mos të lejojë që ai të jetë elementi që do t’i ndezë marrëdhëniet ndëretnike në vendin tonë.

LEXO EDHE:

Shkarkohen Alajdin Havziu dhe Arben Vila, zyrtarë të lartë të Agjencionit për Investime të Huaja


Nëse nuk shohim asnjë reagim institucional dhe juridik, kjo do të jetë shenjë se edhe pushteti ekzekutiv e mbështet fshehurazi atë qëndrim, se sloganin “shoqëri për të gjithë” e ka mashtrim të pastër elektoral dhe kjo do të jetë shtytje që ne të kërkojmë modalitete të tjera që të korrigjohet ky ofendim ndaj shqiptarëve dhe qëndrim i kundërt me politikën e jashtme shtetërore.