Abazaj gol, Rroca asist, Istanbulspor drejt Superligës turke

Abazaj gol, Rroca asist, Istanbulspor drejt Superligës turke

Kristal Abazaj dhe Eduart Rroca vijojnë të shkëlqejnë në Ligën e Parë turke, ndërsa Istanbulspori rikthehet te fitorja, pasi mposhti Eskisehirspor me rezultatin e pastër 3-0 dhe konfirmohet si një nga pretendentet kryesore për t’u ngjitur në elitën e futbollit turk.

Të dy shqiptarët e nisën sfidën si titullarë dhe Abazaj hapi serinë e golave në minutën e 21-të, ndërsa Rroca asistoi në golin e dytë të vendasve, shënuar nga Douf Papa, para se Ergun të shënonte edhe golin e tretë me penallti.

Abazaj qëndroi në fushë për 74 minuta dhe Rroca deri në vërshëllimën finale, ndërsa me këtë fitore Istanbulspor lë pas krahëve barazimin e mesjavës dhe ngjitet në vendin e dytë me 16 pikë, vetëm një pikë më pak se Tuzlaspor.