Superliga rikthehet me sfida të zjarrta, live në Radio Kosova

Superliga rikthehet me sfida të zjarrta, live në Radio Kosova

Pas ndeshjeve të mesjavës që prodhuan sfida mjaft interesante, elita e futbollit tonë, rikthehet në aksion në fundjave, raporton RTKLive.com.

Java e dhjetë luhet këtë vikend me disa sfida të mëdha dhe tejet të rëndësishme. Sfida kryesore e fundjavës do të luhet në Gjilan, ku skuadra më të njëjtin emër i bën ‘konak’ Feronikelit.

Ndërkaq, lideri i tabelës, Ballkani llogaritët favorit në duel me Besën e Pejës, derisa Prishtina në udhëtim tek Drenica do të kërkojë këndelljen pas disfatës ndaj Ballkanit.

Sfidë interesante parashikohet të sjellë edhe përballja mes Llapit dhe Dritës së Gjilanit, takim ky që do të luhet në ‘Zahir Pajaziti’.

Të gjitha ndeshjet e javës së dhjetë, do të transmetohen në radion numër një në vend, Radio Kosova.  

Në javën e 10-të takohen:

Llapi – Drita

Arbëria – Trepça ’89

Drenica – Prishtina

Ballkani – Besa

Gjilani – Feronikeli