Gattuso: Ndaj Sociedad dua Napolin më të mirë

Gattuso: Ndaj Sociedad dua Napolin më të mirë

Napoli e nisi aventurën në Europa League me një humbje të befasishme në shtëpi përballë Az Alkmaar, ndërsa nesër do të përballet me spanjollët e Real Sociedad, ku do të kërkojë tre pikët për të mos mbetur mbrapa në grup.

Trajneri Gennaro Gattuso doli sot në konferencën e zakonshme për shtyp dhe foli me superlativa për kundërshtarët, duke theksuar se janë me fat që luhet me dyer të mbyllura, ndërsa më pas zbuloi edhe dhuratën që De Laurentiis i ka bërë skuadrës.

Humbja me AZ Alkmaar – Ishte diçka e befasishme për ne, pasi luajtëm mirë dhe mund ta kishim fituar ndeshjen me rezultat të thellë, por futbolli është i tillë dhe në fund dolëm pa pikë. Megjithatë janë edhe 15 pikë në lojë dhe kemi kohë mjaftueshëm për të rikuperuar dhe për të avancuar më tej.

Real Sociedad – Është një skuadër që luan me intensitet të lartë dhe nuk ka vetëm David Silvën, por edhe shumë futbollistë të rinj e cilësorë, që mund të na hapin probleme. Jemi me fat që do të luhet me dyer të mbyllura, pasi ky stadium mund të shndërrohej në një “ferr” për ne, megjithatë për të fituar nesër, do të duhet Napoli më i mirë në fushë.

Formacioni – Sigurisht që do të ketë ndryshime, por jo për të lënë lojtarë të caktuar pushim. Nuk mendoj për “turn over” pasi na duhen pikë, por do të verifikojmë gjendjen fizike të lojtarëve dhe do të luajnë ata që janë më mirë dhe janë gati të japin maksimumin në fushë.

Dhurata e De Laurentiis – Na dhuroi nga një orë dore në shenjë mirënjohjeje për triumfin në Kupën e Italisë, por sot nuk e kam vendosur në dorë për supersticion. Është numri një i skuadrës dhe vjen e na takon shpesh, duke na qëndruar pranë dhe plotësuar çdo kusht që ne të shprehemi sa më mirë në fushën e lojës.