Daku kërkohet nga 2 klube të Serie A!
BKT
Sport

Daku kërkohet nga 2 klube të Serie A!

Me 15 gola të realizuar në IPKO Superligën e Kosovës në vetëm 8 takime, Mirlind Daku është një nga sulmuesit që ka spikatur më shumë në Europë në këtë fillim sezoni.

Kjo ka bërë që për sulmuesin e Ballkanit i cili është në pronësi të kroatëve të Osijek të interesohen edhe dy klube me emër në Serie A. Calciomercato.com shkruan se Lazio dhe Torino kanë shfaqur interes për ish-sulmuesin e Kukësit dhe e shikojnë Dakun si një alternativë të mirë për merkaton e janarit. 22-vjeçari në karrierën e tij është aktivizuar në 9 takime edhe me përfaqësuesen e 21-vjeçarëve të Kosovës duke realizuar dhe 2 gola.