19:26 / 29.10.2020
Trajneri i Werderit tregon se a është Rashica gati për të qenë titullar
Trajneri i Werder Bremenit, Florian Kohfeldt ka folur përsëri për futbollistin kosovar, Milot Rashicën.
Kohfeldt ka thënë se Rashica ka ende nevojë të përgatitet për të ardhë në formën e duhur.
“Milot Rashica ende ka nevojë për të ndërtuar disa gjëra. Ky proces do të vazhdojë deri në pushimin për kombëtare”, tha Kohfeldt, raporton Olle.
Po ashtu, Kohfeldt e cilësoi Rashicën si një pasuri për sulmin e tij.
“Me Josh, Milotin, Tahith dhe Nick ne kemi ende futbollist në sulm. E rëndësishme është që ne të veprojmë me guxim”, përfundoi Kohfeldt.























