Chiesa: Krenar që vesh këtë fanellë, mezi pres të stërvitem me CR7

Chiesa: Krenar që vesh këtë fanellë, mezi pres të stërvitem me CR7

Federico Chiesa ishte blerja e fundit e Juventusit në merkato. Kampionët e Italisë arritën akordin me Fiorentinën dhe 23-vjeçari i kombëtares italiane firmosi një kontratë 5-vjeçare me bardhezinjtë.

Sot ishte dita e prezantimit të tij, teksa debutoi ndaj Crotones me asist, por më pas u ndëshkua me karton të kuq.

“Falënderoj Juventusin për sforcon ekonomike që bëri për të më sjellë këtu. Ndihem krenar që do të mbaj veshur këtë fanellë dhe do të luaj për këtë klub kaq prestigjioz.

Ofendimet dhe kërcënimet e tifozëve të Fiorentinës? Nuk dua të krijoj polemika. Ofendimet e bëra ndaj vëllait tim kanë ardhur nga njerëz që përdorin rrjetet sociale për t’u shfryrë.

Nuk janë njerëz që shikojnë futboll ose bëjnë tifozllëk për skuadrën e tyre. Nuk dua të mendoj më për ta, jam i fokusuar vetëm tek e ardhmja. Nuk mund të mos rri pa falënderuar Fiorentinën dhe qytetin e Firences.

Isha për 14 vite pjesë e tyre dhe jam rritur shumë si njeri. Dua të falënderoj edhe presidentët Della Valle dhe Commisso, mbi të gjitha edhe tifozët që më kanë mbështetur në ditë të mira dhe të këqija. CR7? Nuk kam pasur mundësinë që ta përshëndes dhe as të stërvitem me të. Do të jetë kënaqësi kur të kthehet nga karantina“, theksoi Federico Chiesa.