Daku emocional pas ndeshjes, ja kujt ia dedikoi golat e sotëm
BKT
Sport

Daku emocional pas ndeshjes, ja kujt ia dedikoi golat e sotëm

Mirlind Daku vazhdoi me golat e shumtë, këtë herë ai realizoi dy herë për ta ndihmuar Ballkanin të fitoj ndaj Besës.

Pas ndeshjes, vetë futbollisti pati dëshirë të prononcohet për medie dhe të tregoj se kujt i’a dedikon golat e shënuar sot.

“Puna e madhe që po e bëjë çdo ditë dhe gjatë fazës përgatitore po luaj mjaftë mirë dhe jam i kënaqur”

“Golat ia dedikoj vajzës së dajës që ka ndërruar jetë para 4 vitesh, por sot e ka pas përvjetorin ndaj golat ja dedikoj asaj”, përfundoi sulmuesi, raporton Olle.

Tashmë, gjilanasi ka arritur në kuotën e 17 golave pas vetëm 10 ndeshjeve të luajtura.