Drita përmbysë Llapin, Prishtina mundet edhe nga Drenica
BKT
Sport

Drita përmbysë Llapin, Prishtina mundet edhe nga Drenica

Kanë përfunduar dy ndeshjet e fundit të xhiros së dhjetë të elitës së futbollit tonë.

Drita e ka mundur në udhëtim Llapin, me rezultat 1-2, në një sfidë interesante të zhvilluar në ‘Zahir Pajaziti’.

Llapjanët kaluan në epërsi me rezultat 1:0, me golin e shënuar nga Valmir Veliu në minutën e 9-të.

Ndërkaq në fraksionin e dytë, ishte skuadra kampione e cila bëri paraqitje mjaft të mirë duke përmbysur avantazhin e nikoqirëve.

Azeraj në minutën e 57-të barazoi shifrat në 1-1, derisa sulmuesi Ahmed Januzi në minutën e 71-të, shënoi në portën e gabuar, duke kaluar gjilanasit në avantazh prej 1-2.

Ndërkaq, Prishtina pas humbjes nga Ballkani javën e kaluar, sot është mundur edhe nga Drenica, me rezultat 1-0, ndeshje kjo e zhvilluar në ‘Bajram Aliu’.

Golin e fitores për kuqezinjtë e realizoi Fazliu në minutën e 60-të, fitore kjo tejet e rëndësishme për drenicasit, derisa Prishtina pas kësaj disfatë bën një hap prapa në garën për kreun e tabelës.