Pioli: Ibra i rëndësishëm për Milanin
BKT
Sport

Pioli: Ibra i rëndësishëm për Milanin

Stefano Pioli ka lavdëruar Zlatan Ibrahimovic pas golit që suedezi shënoi në fitoren 1:2 në udhëtim te Udinese.

Milan mori tre pikë nga udhëtimi te Udinese, me Ibrahimovic që shënoi golin e fitores.

Pioli pas ndeshjes, ka thënë se Ibra është shumë i rëndësishëm, ku ndihmon në rritjen e skuadrës së re të Milanit.

“Ibra e di se sa është i rëndësishëm për përmirësimin e shokëve të tij të skuadrës”, ka deklaruar Pioli, përcjell lajmi.

“Ai e di që rruga është e gjatë, ne duam t’i kapërcejmë këto sfida që na ndihmojnë të përmirësohemi në çdo këndvështrim”.