11:22 / 02.11.2020
Mourinho: Tottenhami dhe këto skuadra janë kandidate për titull
Trajneri i Tottenhamit, Jose Mourinho, ka folur rreth skuadrave të cilat ai i sheh si pretendete për ta fituar titullin e kampionit në Premier League këtë edicion.
Trajneri portugez nuk e ka përjashtuar fare skuadrën e tij nga kjo luftë, duke e parë atë si një ekip të kompletuar dhe të gatshëm për të luftuar deri në fund për titullin e më të mirit në Angli.
“Këtë sezon kemi ekip të kompletuar. Jam i sigurt që deri në fund do luftojmë për titullin kampion. Në këtë garë, shoh një luftë të ashpër edhe me ekipet si Liverpooli, Manchester City dhe Chelsea.”.
Tottenhami e fitoi ndeshjen e fundjavës në Premier League kundër Brightonit me golat e realizuara nga Harry Kane dhe Gareth Bale.























