Dynamo Kiev kërkon shtyrjen e ndeshjes ndaj Barcelonës
Të mërkurën në mbrëmje, Barcelona duhet të luajë në shtëpi kundër Dynamo Kiev.
Katalanasit shënuan dy fitore kundër Ferencvaros dhe Juventus në dy xhirot e para në fazen e grupeve të Ligës së Kampionëve dhe hyjnë në ndeshje me ekipin nga Kievi si favoritë të mëdhenj.
Për t’i bërë gjërat edhe më të vështira për ukrainasit, ata mund të mbështeten vetëm në 13 lojtarë nga ekipi i parë për shkak të numrit të madh të infektuar me Covid-19.
Mediet në Ukrainë tani kanë raportuar se Dynamo i ka dërguar një letër UEFA-s për shtyrjen e ndeshjes, por një gjë e tillë nuk ka gjasa të aprovohet. Rregulloret e UEFA-s thonë se një ekip duhet të paraqitet në fushë nëse ka 13 lojtarë në dispozicion, transmeton "lajmi.net".
Sidoqoftë, duhet të presim dhe të shohim vendimin përfundimtar të UEFA-s.
Kujtojmë se Dynamo Kiev humbi ndaj Juventusit me rezultat 0:2 në ndeshjen e parë, ndërsa në të dytën barazoi kundër Ferencvaros (2:2)























