23:42 / 03.11.2020
Bayern i fortë për Salzburgun, shënon Mërgim Berisha
Kampionët në fuqi të Champions League, gjermanët e Bayern Munich vijojnë të mos njohin humbje, pasi ia dolën të triumfojnë me rezultatin tenistik 2-6 në Austri ndaj Salzburg.
Robert Lewandowski me dy gola si dhe Jerome Boateng, Leroy Sane, Lucas Hernandez me nga një ishin realizatorët e gjermanëve, kurse atyre u kishte ndihmuar edhe autogoli i Kristensen.
Për austriakët kanë shënuar Mërgm Berisha dhe Masaya Okugawa.























