23:02 / 04.11.2020
Sevilla fiton me përmbysje ndaj Krasnodarit
Me një disavantazh prej dy golave dhe me një lojtar me pak, por prapë se prapë Sevilla ka fituar në fund.
Klubi spanjoll e ka mposhtur atë rus Krasnodar me rezultat 3-2.
Rusët shënuan herët, qysh në minutën e 17 përmes Magomed-Shapi Suleymanov, si dhe thelluan epërsinë me golin e Marcus Berg nga penalltia në minutën e 2`1-të, por spanjollët nuk u dorëzuan. Ata në pjesën e parë zvogëluan epërsinë me golin e Ivan Rakitc në mnutën e 42, si dhe pastaj barazuan e edhe fituan me dy golat e Youssef En-Nesyri (69, 72).
Pjesën e dytë Sevilla luajti me një lojtar më pak, pasi Jesus Navas u ndëshkua me karton të kuq.























