Pas debaklit nga Liverpool, Gjimshiti mendon diçka tjetër
BKT
Sport

Pas debaklit nga Liverpool, Gjimshiti mendon diçka tjetër

Atalanta nuk ia doli të bënte mirë me Liverpoolin në Ligën e Kampionëve teksa u mposhtën me rezultatin 0-5.

Eksperienca e “Të Kuqve” bëri diferencën dhe bergamaët me Berat Gjimshitin në fushë nuk mund të rezistonin.

Megjithatë, Atalanta tashmë e ka kthyer mendjen te kampionati, teksa në një prononcim për faqen e klubit, Gjimshiti thekson se Liverpooli ishte shumë i fortë për ta dhe se tashmë vëmendja shkon te sfida e kampionatit me Interin.

“Liverpool ishte shumë i fortë për ne, por nuk ia bëmë edhe aq të vështirë. Nuk luajtëm mirë në të gjithë aspektet, me shumë gabime individuale. Kështu, humbet ndaj skuadrave të tilla. Ishim gati dhe të motivuar, më pas shkuam në disavantazh dhe ndoshta humbëm ekuilibrin”.

Inter- “Duhet të shohim përpara me patjetër, nuk do të jetë e lehtë për ta bërë. Do të shikojmë gabimet e bëra, do të na ndihmojnë, pastaj do të provojmë të harrojmë humbjen dhe të shikojmë përpara se është një sfidë shumë e rëndësishme”, është shprehur Gjimshiti.