Barrela është “Vidal” i vërtetë i Contes, Interi i ofron rinovimin!
BKT
Sport

Barrela është “Vidal” i vërtetë i Contes, Interi i ofron rinovimin!

Arturo Vidali i vërtetë i Antonio Contes në këtë fillim sezoni ka qenë Nicolo Barrela.

Italiani i talentuar është shndërruar në liderin e mesfushës së Interi dhe është lojtari që është paraqitur më mirë në repartin e ndërmjetëm në 9 ndeshjet e para të këtij sezoni mes kampionatit dhe Championsit.

Asisti me finte për golin e parë të Lautaro Martinez ishte qershia mbi tortë e gjithë këtyre paraqitjeve pozitive që kanë shtyrë drejtuesit e Interit t’i ofrojë një kontratë të re deri në vitin 2025 23-vjeçarit për të shmangur interesin e klubeve të mëdha, me pagën e Barrelas që nga 2,5 milionë euro që merr aktualisht do të kalojë në 4 milionë euro plus bonuset.