Fazliu kalon në finale të Evropianit, e rrëzon serben
BKT
Sport

Fazliu kalon në finale të Evropianit, e rrëzon serben

Xhudistja jonë, Laura Fazliu, është kualifikuar në finale të Kampionatit Evropian U-21, që po mbahet në Poreq të Kroacisë.

Laura në gjysmëfinale mposhti serben, Anja Obradoviq, kategoria deri në 63 kilogramë.

Paraprakisht kishe mposhtur edhe Sudaha Aghanjeva të Azerbajxhanit dhe Rania Drid të Francës.

Në finale takohet me çeken, Renata Zachova.