Duro pas barazimit me Ballkanin: I merituam tri pikët
BKT
Sport

Duro pas barazimit me Ballkanin: I merituam tri pikët

Trajneri i Feronikelit, Klodian Duro ka reaguar pas barazimit të sotëm me Ballkanin.

Në kuadër të javës së 11-të në Superligën e Kosovës, Ballkani barazoi 1:1 me Feronikelin në Drenas.

Pas ndeshjes, Duro deklaroi se skuadra e tij e meritoi fitoren sot.

"Mendoj që i merituam tri pikët sot pasi kemi bërë një ndeshje të mirë në të gjitha aspektet", ka thënë Duro në "ArtSport", përcjell zeri.

"Përballë kishim një skuadër si Ballkani që me plotë meritë është lidere në Superligën e Kosovës, por mendoj se nga ajo që pamë sot e panë të gjithë që Feronikeli është skuadër e fortë", tregoi trajneri nga Shqipëria.

"Mbi të gjitha më vjen keq për të gjithë çunat sepse dhanë gjithçka në fushë. Dalja e Bojkut e vështirësoi punën, nuk do të merrem kurrë me gjykimin e gjyqtarëve, por nuk merituam ta mbyllnim ndeshjen me dhjetë lojtarë", shtoi Duro.