10:20 / 06.11.2020
Lazio përgatit rinovimin e Inzaghit para Krishtlindjes!
Puna e bërë gjatë kësaj periudhe me Lazion ku patur edhe shumë mungesa, për shkak të dëmtimeve dhe infektimeve me COVID-19, ka bindur Claudio Lotiton dhe Igli Taren t’i ofrojnë një kontratë të re trajnerit Simone Inzaghi.
Sipas asaj që raporton gazeta “Il Messagero” tekniku është takuar gjatë këtyre ditëve të fundit me presidentin Lotito dhe pauza për shkak të ndeshjeve të kombëtares mund të jetë ajo e duhura që Inzaghi të firmosë kontratën e re afatgjatë me klubin bardhekaltër.
Kontrata aktuale e Inzaghit me Lazion skadon në verën e vitit 2021, domethënë në fund të këtij sezoni.























