11:46 / 06.11.2020
Mësohet data e fillimit të sezonit të ri në NBA
Sezoni i ri në NBA do të fillojë më 22 dhjetor, konfirmoi shoqata e lojtarëve, e cila pranoi propozimin drejtuesve të ligës.
Në sezonin e rregullt, secila skuadër duhet të luajë 72 ndeshje dhe Play Off do të duhet të përfundojë në mes të korrikut, para fillimit të Lojërave Olimpike të Tokios.
Drafti i NBA do të mbahet më 18 nëntor, dhe do të pasohet nga një periudhë negociatash dhe nënshkrimi i kontratave me agjentët e lirë
Stërvitjet do të nisin më 1 dhjetor, para se sezoni të fillojë më 22 dhjetor.
Kampion në fuqi të NBA janë Los Angeles Lakers.























