Mojeed Ewuosho, MVP i xhiros së tretë
BKT
Sport

Mojeed Ewuosho, MVP i xhiros së tretë

Sfidat e xhiros së tretë në Prince Caffe Superligën e Kosovës kanë dhuruar ndeshje të bukura dhe dramatike. 

Trepça dhe Vëllaznimi kanë shënuar fitoret e para në elitë, duke mundur Golden Eagle Yllin, përkatësisht Bashkimin.

Lojtari më i dalluar i mitrovicasve në fitoren ndaj Yllit ishte Mojeed Ewuosho me 20 pikë, 8 kërcime e 7 asistime, me një efektshmëri 23.

Mojeed Ewuosho u tregua vendimtar në periudhën e fundit, ku sfida ishte shumë dramatike dhe ndihmoi skuadrën e tij të shënojë fitoren e parë në këtë edicion. Që nga arritja në Trepçë ka treguar lojëra mjaft të mira.