14:01 / 06.11.2020
Lajm i madh për Lazion para Juves, Alberto mposht COVID-19
Luis Alberto është i gatshëm të kthehet në fushë. Futbollisti spanjoll përmes një historie në Instagram, tregoi se rezultati tamponit të fundit ka dalë negativ.
Kjo do të thotë që “Magjistari” i Lazios e ka mposhtur përfundimisht Koronavirusin dhe do të kthehet në dispozicion të Simone Inzaghit, pasi humbi tri ndeshjet e fundit të bardhekaltërve: kundër Bruges, Torinos dhe Zenitit.
Luis Alberto e kishte “njoftuar” lajmin e mirë në rrjetet sociale, duke publikuar një imazh që e portretizon atë në veprim.
Pastaj erdhi fotoja e raportit mjekësor. Lajm i mirë për Lazion, që ka në dispozicion numrin 10 në funksion të ndeshjes së madhe, të dielën përballë Juves.























