Në pritje të testeve, Strakosha me shokë “bllokohen” në izolim
BKT
Sport

Në pritje të testeve, Strakosha me shokë “bllokohen” në izolim

Lazio nuk po kalon aspak një moment të mirë.

Klubi italian është në “ankth” për përgjigjen e tamponëve për shumicën e lojtarëve titullarë që kanë munguar në ndeshjen e fundit për shkak të infektimeve nga Covid-19.

Ditën e sotme të gjithë kanë bërë testet, ndërsa Strakosha, Vavro, Lazzari, Leiva, Escalante, Luis Alberto, Djavan Anderson e Immobile vazhdojnë të jenë në izolim deri në momentin që do të dalin përgjigjet.

Që të gjithë këta lojtarë rrezikojnë prezencën për ndeshjen ndaj Juventusit ditën e diel dhe vetëm sot do të merret vendimi përfundimtar.