20:23 / 06.11.2020
12 të vdekur e 1128 raste të reja me COVID-19 në Maqedoni
12 persona kanë humbur betejën me koronavirusin në 24 orët e fundit në Maqedoninë e Veriut, ndërsa janë regjistruar edhe 1128 rate të reja.
Sipas njoftimit nga autoritet, të premten janë shëruar edhe 307 pacientë.
Deri tash Maqedonia ka testuar 265 mijë persona. Nga fillimi i pandemisë e deri tash janë regjistruar 37 mijë e 499 raste pozitive, ndërsa janë 13568 raste aktive. 1096 persona kanë vdekur si pasojë e COVID-19.























