Ronaldo dëshiron që te Juvetus të jetë edhe Di Maria
BKT
Sport

Ronaldo dëshiron që te Juvetus të jetë edhe Di Maria

Kristiano Ronaldo kërkon përforcime te Juventusi, në mënyrë që bardhezinjtë të kenë mundësinë të fitojnë Ligën e Kampioneve, që disa herë i kanë shkruar shumë afër.

Në këtë situatë, sulmuesi portugez i ka kërkuar drejtuesve të afrojnë te “Zonja e Vjetër” futbollistin e PSG-së, Angel Di Maria.

Sipas mediave spanjolle, Ronaldo dëshiron të bashkohet përsëri me Di Marian dhe i ka kërkuar drejtuesve ta afrojnë në skuadër, duke ditur se është në fund të kontratës me PSG-në, transmeton Panorama.

Nuk dihet ende nëse drejtuesit e kampionëve të Italisë do ia plotësojnë këtë kërkesë CR7-ës, por ky i fundit është i bindur se me argjentinasin në skuadër do vijnë edhe sukseset europiane për Juven.