Hyseni: Në vitin 2018 Dhoma e Posaçme ka pasur 22 mijë lëndë të pazgjidhura

Hyseni: Në vitin 2018 Dhoma e Posaçme ka pasur 22 mijë lëndë të pazgjidhura

Bashkim Hyseni, kryetar i Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikqyrës në një intervistë për “Betimi për Drejtësi” ka folur për problemet e Dhomës së Posaçme. Sipas tij Dhoma e Posaçme në vitin 2018 ka pasur 22 mijë lëndë të pazgjidhura.

Hyseni ka thënë se vërejtjet  për Dhomën e Posaçme kanë qenë që të ristrukturohet, pasi sipas tij mënyra sesi funksionin tani nuk është në rregull.

“Bazuar në statistikat që kanë ekzistuar Dhoma e  Posaçme ka qenë si të them segment i gjyqësorit më jo efikas. Më kujtohet që në vitin 2018 kanë pasur diku 22 mijë lëndë të pa zgjidhura dhe që performanca e saj ka lënë shumë për të dëshiruar dhe kam parë të arsyeshme që ajo të jetë si pikë e rendit të ditës në mënyrë urgjente nga Këshilli Gjyqësor pasi është pjesë  e sistemit gjyqësor dhe të diskutohet modalitet sesi mund të performoj në mënyrë më të suksesshme. Pikërisht ka qenë duke u diskutua edhe draft ligji për Dhomën e Posaçme dhe si të them arsyet tona dhe vërejtjet tona kanë qenë që duhet të ristrukturoret ai organizimi i  gjyqësorit në kuptimin edhe të modalitet se si është tani nuk më duhet se është në rregull për shkak se bazuar në natyrën e funksionit që e kryen zgjidhje e lëndëve të natyrës civile që kanë të bëjnë me padit dhe ngarkesat nga Agjencionit Kosovarë të Privatizimit ka mundur që të jetë një modalitet i cili do ta bënë më produktive dhe më efektive.  Çoftë si departament i specializuar në kuadër të Gjykatës Themelore në Prishtinës me juridiksion  nacional për krejt vendin apo që tërësia e atyre lëndëve të shpërndahet në gjykata themelore varësisht se nga e kanë selinë ndërmerrja shoqërore”, ka thënë Hyseni.

Sipas tij, qytetarë presin me vite për kompensimet që ju takojnë. Siç ka thënë ai këto çështje do të mund të zgjidheshin në afat të arsyeshëm kohorë.

“Në kemi njohuri që qytetarët presim me vite për një çështje të thjesht apo për një kompensim që ju takon si rezultat i punës së tyre shumë vjeçare, ndarja e 20% por edhe çështje të tjera të cilat do të mund të zgjidheshin në afat më të arsyeshëm kohor”, ka thënë Hyseni.

Për më tepër ndiqeni intervistën e plotë të kryetarit të Asamblesë së Kryetarëve të Gjykatave dhe Gjyqtarëve Mbikqyrës.


MË SHUME NGA Betimi për Drejtësi