20:36 / 08.11.2020
Guardiola zbulon se çfarë u diskutua mes tij dhe Klopp-it pas ndeshjes
Trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiola, dhe ai i Liverpollit Jurgen Klopp janë kapur duke zhvilluar një bisedë të gjatë pas barazimit të ekipeve të tyre me rezultat 1-1.
Interesimi i mediave për te zbuluar fjalimin mes tyre ishte i madh, dhe tani është Guardiola ai i cili e ka zbuluar temën që e diskutoi me trajnerin e Liverpoolit.
“Ajo bisedë zgjati më shume sepse ne biseduam për pesë zëvendësimet pas përfundimit të ndeshjes. Nuk kishte diçka tjetër.”, deklaroi Guardiola.
Sa i përket ndeshjes, Guardiola tha se i vetmi dallim ishte se Liverpooli e realizoi një penallti, kurse Manchester City e humbi një të tillë.























