17:04 / 09.11.2020
Conte vazhdon të këmbëngulë për Kante, në garë edhe Reali
Antonio Conte nuk heq dorë nga ideja për të afruar te zikaltrit mesfushorin N’Golo Kanté, tashmë pjesë e Chelsea-t pasi shpërtheu vite më parë te Laiecester City-t.
Nga Anglia, më saktësisht nga “The Sun”, thekson se mesfushori 29-vjeçar mbetet objektiv i palëkundur i Interit, edhe pse te blutë e Londrës është titullar i padiskutueshëm.
Lampard e preferon titullar si në Premier League, ashtu edhe edhe në Champions League, por Conte beson se mund ta bindë francezin të bëjë hapin tjetër në karrierë, duke shtuar cilësinë në mesfushën e zikaltërve.
Përveçse të thyejë rezistencë ne Chelsea-t, Interi duhet të mposhtë edhe konkurrencën e Real Madridit, që ka interes të fortë për kampionin në fuqi të botës.























