17:16 / 09.11.2020
Pësoi tërheqje para ndeshjes, Milanit i dëmtohet kapiteni
Milan barazoi 2-2 dje ndaj Hellas Verona dhe si të mos mjaftonte kjo, kuqezinjtë humbën edhe një nga më të mirët e mbrojtjes.
Alessio Romagnoli pësoi një dëmtim muskulor në kofshë gjatë nxehjes para ndeshjes dhe nuk zbriti fare në fushë.
Kapiteni i kuqezinjve ishte thirrur nga Mancini te Italia për ndeshjet e nëntorit, por gjithçka është anuluar dhe Romagnoli është zëvendësuar nga internisti Bastoni.
Ky është dëmtimi i dytë në pak muaj për Romagnolin dhe ndodh akoma pa marrë veten mirë nga ai lëndim që pati pësuar në korrik (u kthye në tetor). Mbetet për tu parë shkalla e dëmtimit, teksa te Milani shpresojnë të mos mungojë gjatë.























