20:37 / 09.11.2020
Fiorentina shkarkon Iachinin, rikthen në stol Prandellin!
Ajo që po flitej prej disa ditësh tashmë ka marrë formë zyrtare.
Barazimi pa gola ndaj Parmës i ka vendosur kapak fundit të aventurës së Beppe Iachinit në stolin e Fiorentinës, me drejtuesit e klubit vjollcë që kanë vendosur ta shkarkojnë trajnerin aktual për shkak të rezultateve të dobëta.
Vendin Iachinit nuk do ta marrë Maurizio Sarri siç u përfol fillimisht por një njohje e vjetër e klubit vjollcë Cesare Prandelli me të cilin Fiorentina pati periudhën më të artë gjatë 5 viteve që e drejtoi nga 2005 deri në 2010-ën.
Prandelli për të cilin pritet vetëm zyrtarizimi kthehet te Fiorentina pas 10 vitesh me shpresën për të bërë më mirë se në eksperiencën e tij të parë.























