“Eden është i pafat”
BKT
Sport

“Eden është i pafat”

Sapo u rikthye nga lëndimi që e mbajti gjatë jashtë fushave, Eden Hazard u dorëzua para COVID-19.

Bashkë me Casemiron rezultuar pozitiv një ditë para ndeshjes me Valencian dhe nuk ishin në gjendje të ndihmonin skuadrën e Zinedine Zidane që humbi 4-1.

Thjesht, asgjë s’po i ecën Hazardit te Reali, që prej kur u transferua nga Chelsea në vitin 2019 për 100 milionë euro.

Lidhur me situatën e Eden ka folur edhe vëllai i tij, Thorgan Hazard.

“Shpresoj të marrë fund gjithçka shumë shpejt. Eden po i mungon Madridit dhe Belgjikës”, u shpreh Thorgan, raporton GE.

“Ai është një ndër futbollistët më të mirë në botë është gjithë pozitive ta keni në skuadër. Madridi humbi pa të në vikend dhe ‘Djajtë e Kuq’ gjithashtu u mposhtën në Angli. Të gjithë kemi nevojë për Edenin”.

“Ai ndihet mirë, i shëndetshëm dhe pa simptoma. Është karantinuar në shtëpi në Madrid dhe është për të ardhur keq që nuk është këtu me ne”.

“Ai është me të vërtetë i pafat. Shkojnë edhe dy javë të tjera. Çfarë mund të bëjë ai? Asgjë”.