17:25 / 10.11.2020
Falcao pranë largimit nga Galatasaray, ja arsyeja
E ardhmja e Radamel Falcaos te Galatasaray është “në fije të perit”.
Sulmuesi kolumbian ka treguar një formë fantastike këtë fillim sezoni me 5 gola në dy ndeshje, por janë problemet ekonomike të klubit që pritet ta shtyjnë drejt një aventure të re në janar.
Pandemia duket se ka goditur rëndë arkën e Galatasaray-t, që nuk mund t’i garantojnë pagën 5.8 mln euro të këtij viti dhe të sezonit 2022.
Inter Miami ka shprehur interes për ta afruar në janar, sapo kolumbiani të mbyllë çështjet kontraktuale me Galatasaray-n.























