De Jong: Këto miqësore ishin të panevojshme, në këtë vit rëndojnë shumë
Kombëtaret do të jenë të detyruara që para dy sfidave për Ligën e Kombeve në këtë muaj, të luajnë më parë edhe nga një miqësore. Këto miqësore ishin në fakt të parashikuara për t’u zhvilluar më datë 29 mars, por duke qenë se në atë kohë ishte një gjendje izolimi prej koronavirusit, takimet u shtynë dhe do të rikuperohen tani.
Por, këto ndeshje rëndëojnë shumë futbollistët që kanë pasur një calendar të ngjeshur si pasojë e koronavirusit.
Ndaj, edhe mesfushori i Barcelonës para miqësores me Spanjën, u shpreh se këto ndeshje janë të panevojshme dhe në një vit si ky atëherë rëndojnë shumë. “Nuk ishte e nevojshme të rikuperoheshin këto ndeshje, nuk vlejnë as për klasifikimin. Ndeshja me Spanjën ishte parashikuar të luhej më datë 29 mars, por pandemia e shtyu. Gjithsesi, ka pasur një dakordësi për të luajtur, kështu duhet të përgatitemi.
Të gjithë e dinë që kalendari është plot me impenjime, por këtë vit bëhen më të rënda. Është një problem, por do të mundohemi të përgatitemi sa më mirë. Spanja është një nga më të mirat në Europë”, u shpreh De Jong, transmeton "VipSport".
Kujtojmë se të njëjtin mendim për miqësoret e shprehën në ditën e djeshme edhe trajneri i kombëtares Edi Reja dhe ai i Kosovës, Bernard Shaland.























