Njeriu që e zbuloi Dybalan e këshillon sulmuesin të largohet nga Juve
Ish-presidenti i Palermos, Maurizio Zamparini, thotë se Paulo Dybala duhet të largohet nga Juventusi sepse futbolli i tij ka më shumë fantazi dhe do të përshtatej më shumë te Barcelona ose Real Madridi.
Dybala po kalon nëpër një periudhë jo të mirë këtë edicion me fanellën e Juventusit dhe është kritikuar shumë për përkushtimin e tij ndaj skuadrës.
“Unë ende kam besim se Dybala është një kampion dhe një djalë i mire gjithashtu”, u shpreh fillimisht Zamparini.
“Fakti që ai nuk po luan si startues ne Serie-A është vërtetë një blasfemi. Paulo është dashur të bëjë atë që i kam thënë për tri vite, të largohet nga Juventusi. Futbolli i tij ka më shumë fantazi. Mendoj se ai do të përshtatej më shumë te Barcelona ose Real Madridi”, deklaroi Zamparini.























