Kante mund t’i bashkohet rivalit të Chelseat
BKT
Sport

Kante mund t’i bashkohet rivalit të Chelseat

Sipas raporteve të fundit nga tabloidi britanik “The Sun’, pritet të ketë befasi mbi të ardhmen e mesfushorit të Chelseat, N’Golo Kante.

Mesfushori francez, i cili nuk duket se është pjesë e planeve të trajnerit Frank Lampard, ka tërhequr interesim të fuqishëm nga trajneri i Interit, Antonio Conte.

Tekniku italian e sheh mesfushorin si përforcim inteligjent për mesfushën e tij.

Megjithatë, gjiganti italian duhet të ballafaqohet me konkurrencën e Manchester Cityt, Real Madridit dhe sidomos të Manchester United.

“Djajtë e Kuq”, gjithnjë sipas “The Sun”, tashmë kanë kaluar në pozitë shumë të favorshme për shërbimet e kampionit të botës.